ankara otel şarkı sözleri iç mimarlık ankara rent a car ankara sex izle

Panairi i 3-të i Organizatave Rinore

Fondacioni Together Albania, me datë 8.12.2017, ishte pjesë e Panairit të 3-të të Organizatave Rinore, ku u prezantua si 1 nga 5 modelet e suksesit për mbështetjen që ofron ndaj të rinjve në Shqipëri.
Gjithashtu, FTA pati mundësinë për tu prezantuar tek Z. Shpati Kolgega – Zv. Ministri për Rininë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Znj. Lorena Haxhiu – Drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Rinisë- SHKR.

Takimi me ekspertët e "Nuk Je Vetëm"

Me datë 8.12.2017 u mbajt takimi me ekspertët dhe stafin e “Nuk Je Vetëm”, për të mbyllur nje vit pune dhe bashkëpunimi të frytshëm.
Gjatë takimit u diskutuan gjjthashtu planet për vazhdimësinë e punës në www.nukjevetem.al në vitin 2018.

Tryezë e Konsultimit “ Fëmijët dhe të Rinjtë në Kuvend”

Sot më 30.11.2017, përfaqësues të Fondacionit Together Albania morën pjesë në Tryezën e Konsultimit “ Fëmijët dhe të Rinjtë në Kuvend” në kuadër të programit “Nga Fëmijët për Fëmijët”.

Qëllimi është: të nxitet dhe fuqizohet pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse në Kuvendin e Shqipërisë.

“Nuk Je Vetëm” në gjimnazin “Hasan Tahsini” Sarandë.

“Nuk Je Vetëm” në gjimnazin “Hasan Tahsini” Sarandë.
Të gjithë të rinjtë shqiptar duhet të informohen për ekzistencën e Këshilimit Online, Falas dhe Anonim.
Edhe gjimnazistët e gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë u prezantuan dhe e mirëpritën web-faqen www.nukjevetem.al

“Nuk Je Vetëm” në shkollën 9 vjeçare “Adem Sheme” Sarandë.

“Nuk Je Vetëm” në shkollën 9 vjeçare “Adem Sheme” Sarandë.
Pas prezantimit me web-faqen www.nukjevetem.al, nxënësit e kësaj shkolle diskutuan rreth problematikave kryesore dhe mënyrave si të mbështesim njëri-tjetrin për ti përballuar ato.
Pas prezantimit me web-faqen www.nukjevetem.al, nxënësit e kësaj shkolle diskutuan rreth problematikave kryesore dhe mënyrave si të mbështesim njëri-tjetrin për ti përballuar ato.

"Nuk Je Vetëm" në gjimnazin "Halim Xhelo" Vlorë

“Nuk Je Vetëm” të pranishëm në gjimnazin “Halim Xhelo” Vlorë.
Nxënësit e kësaj shkolle nuk hezituan të vizitonin web-faqen www.nukjevetem.al dhe te diskutonim rreth problematikave që ata vetë apo bashkëmoshatarët hasnin më së shumti.

"Nuk Je Vetëm" në gjimnazin "Ali Demi" Vlorë

Përfaqësues të Fondacionit Together Albania, ishin të pranishëm në gjimnazin “Ali Demi” Vlorë. U prezantua tek nxënësit e këtij gjimnazi web-faqja www.nukjevetem.al, gjithashtu u diskutuan shumë nga problematikat që hasen në grup mosha të caktuara.

"Nuk Je Vetëm" ne gjimnazin " Mustafa Qemal Ataturk" Vlorë

“Nuk Je Vetem” u mirëprit nga nxënësit e gjimnazit “Mustafa Qemal Ataturk” Vlorë. Në këtë gjimnaz u zhvillua takimi prezantues dhe informues lidhur me problemet psiko-sociale që të rinjtë hasin dhe formave se si webfaqja www.nukjevetem.al u vjen në ndihmë.

"Nuk Je Vetëm" në shkollë 9-vjeçare "Rilindja" Vlorë

Diten e sotme, me date 21.11.2017 Foundation Together Albania ishte e pranishme ne shkollen 9 vjecare “Rilindja” Vlorë. Ky takim u be ne kuader te ligjeratave per faqen www.nukjevetem.al
U zhvillua nje diskutim ku pasi u prezantua web-faqja, te rinjte ndane shqetesimet dhe problematikat qe hasin ne jeten e tyre.

"Nuk Je Vetem" në Ora News

Më datë 14 nëntor 2017 Fondacioni Together Albania në kuadër të projektit www.nukjevetem.al ishte i ftuar në televizonin Ora News.

Në këtë emisioni ishte e ftuar Koordinatorja e Projektit Znj. Zaçe e cila foli  mbi mënyrën e implementimit të projektit dhe akivitetet e organizuara me qëllim promovimin dhe njohjen e portalit nga të rinjtë e Shqipërsisë dhe jashtë saj.

Gjatë emisionit u fol për ligjëratat që do të mbahen në një pjesë të madhe të gjimnazeve të Shqipërisë ku ekpertët e webfaqes do të trajtojnë çështje specifike mbi shëndetin mendor dhe atë fizik, kjo në bazë të shqetësimeve dhe pyetjeve që vinë në webfaqe.

Gjatë kësaj bisede u diskutua edhe mbi disa nga shqetësimet më të shpeshta që përdoruesit kanë kërkuar ndihmë deri më tani në webfaqe duke vecuar çështjet seksuale që mbajnë statistikat më të larta, shqetësime psikologjike si ankthi, depresioni dhe me tej çështje që lidhen me mardhëniet ndërpersonale, me familjarët apo me shokët.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni të plotë këtë prezantim:

Takim me Presidentin e Republikes, Sh.T.Z. Ilir Meta

Gjate takimit te sotem te Presidentit te Republikes, Sh.T.Z. Ilir Meta me perfaqesues te ndryshem te shoqerise civile. Të pranishëm Drejtoresha Ekzekutive znj. Vera Remskar, dhe koordinatorja e projektit, znj. Anisa Zaçe, si perfaqesues te Fondacionit Together Albania.

Takim me shkrimtaret z. Diana Çuli dhe z. Vera Bekteshi

Dje, me datë 6.11.2017 në zyrat e Fondacionit Together Albania, drejtoresha ekzekutive znj. Vera Remskar, mirëpriti dy intelektuale të nderuara z. Diana Çuli dhe z. Vera Bekteshi.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia dhe promovimi i këshillimit online tek të rinjtë në Shqipëri.
www.nukjevetem.al

Takimi me Drejtoreshen e Arsimit Parauniversitar Znj. Zamira Gjini

Dje, me datë 2 Nëntor 2017, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania Znj. Vera Remskar dhe koordinatorja e projektit znj. Anisa Zaçe zhvilluan një takim me Drejtoreshën e Arsimit Parauniversitar znj. Zamira Gjini.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi projektin e këshillimit online www.nukjevetem.al, bashkëpunimeve të mundshme me fokus mirëqënien psiko-sociale të fëmijëve dhe të rinjve,
si dhe ligjëratave që do të vazhdojnë të mbahen në shkollat e vendit

Aktiviteti kundër trafikimit të qënieve njerëzore në shkollën "Jeronim De Rada"

Sot, me datë 20 tetor, në kuadër të muajit kundër trafikimit të qënieve njerëzore, përfaqësues të Fondacionit Together Albania morën pjesë në aktivitetin e realizuar nga psikologia e shkollës 9-vjeçare “Jeronim De Rada”. Gjatë aktivitetit u diskutua rreth trafikimit të njerëzve në Shqipëri, shtresave më vulnerable, dhe mënyrave se si mund të luftojmë këtë fenomen. Gjithashtu FTA prezantoi të rinjtë me web-faqen www.nukjevetem.al dhe me format se si kjo faqe vjen në ndihmë të tyre.
www.nukjevetem.al

Takim me ekspertët e web-faqes www.nukjevetem.al

Ditën e enjte, datë 12 tetor 2017 , pranë zyrave të Fondacionit Together Albania u mbajt takimi i radhes me ekspertët e webfaqes www.nukjevetem.al

Ne takim moren pjese nje pjese e eksperteve, dhe kishim ne lidhje telefonike edhe drejtoreshen ekzekutive te FTA, znj. Vera Remskar.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajten e webfaqes, arritjet dhe vështirësitë e shfaqura. U fol gjithashtu për përmirësimin e shërbimit ndaj të rinjve që na besojnë.
Sëbashku me ekspertët planifikuam aktivitetet e radhës për të rinjtë në kuadër të www.nukjevetem.al .

10 Tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor

Dje, me datë 10 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, përfaqësues të Fondacionit Together Albania morën pjesë në aktivitetin e realizuar me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” .
Gjatë aktivitetit u diskutua rreth shëndetit mendor, stigmatizimit, dhe kërkimit të ndihmës.
Përfaqësues të FTA patën hapsirën për të prezantuar të rinjtë me web-faqen www.nukjevetëm.al, dhe format se si ky portal do të vijë në ndihmë të tyre.

Takimi mes Fondacionit Together Albania dhe Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri

Ditën e sotme, më 5.10.2017 Fondacioni Together Albania (FTA), mirëpriti në zyrë përfaqësues të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN).

Takimi konsistoi në prezantimin dhe njohjen më të detajuar të punës së ANYN dhe FTA; u diskutua rreth një bashkëpunimi të mundshëm ku FTA të bëhet pjesë e ANYN dhe përfitimeve që ky bashkëpunim sjell për të rinjtë në Shqipëri.

Takim bashkëpunues mes Fondacionit Together Albania dhe Children's Human Rights Center of Albania

Ditën e martë, datë 19.9.2017 u mbajt një takim bashkëpunues mes Fondacionit Together Albania dhe Children’s Human Rights Center of Albania. Takimi u zhvillua në zyrat e CRCA-së, ku të pranishëm ishin Drejtori Ekzekutiv i CRCA Altin Hazizaj dhe Mersila Ballo menaxhere e programit “ Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në Shqipëri”.
Gjatë këtij takimi u realizua prezantimi i web-faqes nukjevetëm.al, mënyra e funksionimit dhe statistikat rreth përdorimit të kësaj faqe. Gjithashtu u diskutua rreth targetit që kërkonte ndihmë përmes web-faqes dhe mënyrave se si kjo ndihmë mund të zgjerohej edhe përmes agjensive të tjera sikurse është ALO116. Ky bashkëpunim u mendua i frytshëm duke qenë se do të lehtësonte marrjen e ndihmës më të shpejtë përmes telefonit në rastet e nevojës për ndihmë emergjente.
Vlen të theksohet diskutimi rreth mundësisë së një bashkëpunimi mes FTA dhe zyrës ligjore të CRCA, ku shihet efikas bashkimi i një eksperti ligjor me grupin e ekspertëve të nukjevetëm.al për menaxhimin e rasteve me tematika ligjore.
Gjithashtu u specifikua si i nevojshëm realizimi i një aktiviteti të përbashkët me anë të të cilit do të mund të jepet një informacion më i gjerë tek të rinjtë, rreth mënyrave dhe platformave ku ata mund të drejtohen për të kërkuar ndihmë.

Seminar për "Team Building"

Me datë 8-10 shtator 2017, Fondacioni Together Albania, me mbështetjen e ambasadës Norvegjeze organizoi në Theth seminarin për “team building” me ekspertët e web-faqes nukjevetëm.al.
Të pranishëm ishin Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania, znj. Vera Remskar, ekspertë të web-faqes nukjevetëm.al, kordinatore dhe asistent-kordinatore e projektit.
Në fokus të këtij seminari ishte rivlerësimi dhe konsolidimi i roleve në skuadër; vlerësimi i performancës të kësaj të fundit si dhe përmirësimin e aksesueshmërisë dhe efikasitetit të nukjevetem.al, si një platformë këshillimi psiko-social për të rinjtë.
Seminari rezultoi i frytshëm, u përforcuan raporte ndër personale mes ekspertëve dhe stafit të Fondacionit Together Albania, të cilat do të ndihmojnë në një bashkëpunim me efikas në të ardhmen.

Konferenca e Parë Ndërkombëtare:
“Seksualiteti dhe të rinjtë – konteksti kulturor, sjellja dhe media.”

Me 11 dhe 12 Shkurt 2017 Fondacioni Together Albania organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Seksualiteti dhe të rinjtë-konteksti kulturor,sjellja dhe roli i medias.”

Në ditën e parë të konferencës u diskutua rreth kontekstit kulturor,selljeve dhe shprehive seksuale të të rinjve ne Shqiperi, dhe në shtetet e rajonit.
Ditën e dytë konferenca u fokusua në edukimin seksual gjithëpërfshirës në shkolla dhe rëndësinë dhe ndikimin e mass-medias në seksualitetin e të rinjve.
Këto tema u shtjelluan dhe u paraqitën nga prezantuesit kombëtarë dhe ndërkombetarë.

Pas prezantimeve të ditës së dytë u vazhdua me krijimin e katër grupeve të punës të cilët dolën me disa rekomandime të cilat do të vihen në jetë.
Konferenca u mbeshtet nga Ambasada Norvegjeze dhe zyra e UNFPA-së në Shqipëri.
Ministria e Arsimit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë, edhe Bashkia Tiranës ishin perkrahese te konferencës.

"Nuk Je Vetem" në shkollën "Luigj Gurakuqi", Elbasan

Në kuadër të ligjëratave që Fondacioni Together Albania ka filluar të mbajë në shkollat e vendit, të martën 20 dhejtor 2016 ishim sëbashku me nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Diskutuam me të rinjtë e kësaj shkolle dhe me eksperten e webfaqes Orsjola Miha mbi çështje të shëndetetit emocional, mardhënieve ndërpersonale dhe performanës akademike. Nxënësit nuk hezituan të pyesnin dhe të ndanin mendimet e tyre mbi shqetësime të ndryshme që mund t`i drejtohen webfaqes www.nukjevetem.al, si dhe duke e përgëzuar si një shërbim të nevojshëm për ta dhe bashkëmoshatarët për tu këshilluar mbi problematikat që hasin çdo ditë.

"Nuk Je Vetem" në Liceun Artistik "Onufri", Elbasan

Ditën e martë 20 dhjetor 2016 Fondacioni Together Albania në kuadër të ligjëratave të projektit “Nuk Je Vetem” ishte në Liceun Artistik “Onufri” në Elbasan, në një takim me nxënësit e kësaj shkolle.
Bashkë me Psikologen Shkollore Orsjola Miha, njëkohësisht eskperte e webfaqes, diskutuam me të rinjtë e kësaj shkolle disa nga problematikat më shpesh të hasura për ta, mënyrën si i përballojnë vështirësitë e tyre, duke i njohur kështu edhe me shërbimet e webfaqes www.nukjevetem.al dhe mënyrën se si mund të përfitojnë nga ky shërbim i këshillimit online.
Të rinjtë ishin aktiv gjatë këtij takimi duke bërë pyetjet e tyre në lidhje me mënyrën e funksionimit të webfaqes por edhe duke ndarë eksperienca personale mbi vështirësi apo vështirësi që kanë hasur dhe si i kanë zgjidhur apo do të donin t`i kishin zgjidhur ato.

Takim me Zëvëndësministren e Arsimit dhe Sportit

Ditën e premte 16 dhjetor 2016 Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania Znj. Vera Remskar mbajti një takim me Zëvëndësministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Nora Malaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi shërbimimet që ofron webfaqa e këshillimit online www.nukjevetem.al për të rinjtë si dhe ligjëratat që kanë filluar të mbahen në shkollat e vendit në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem”
Në fokus u soll edhe Konferenca e parë Ndërkombëtare “Seksualiteti dhe të rinjtë në Shqipëri” që Fondacioni Together Albania do të zhvillojë në datat 11-12 shkurt në Tiranë.
Gjatë këtij takimi u fol edhe për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e këshillimit online të të rinjve.

Takim me ekspertet e webfaqes www.nukjevetem.al

Ditën e premte 16 dhjetor 2016 , pranë zyrave të Fondacionit Together Albania u mbajt takimi përmbyllës për vitin 2016 me ekspertët e webfaqes www.nukjevetem.al
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajten e webfaqes, arritjet dhe vështirësitë gjatë 10 muajve të parë të punës.
Pjesë e diskutimit ishin dhe planifikimi i aktiviteteve për vitin 2017 në kuadër të “Nuk Je Vetem” si dhe mbi Konferencen e parë Ndërkombëtare “Seksualiteti dhe të rinjtë në Shqipëri” që do të mbahet në 11-12 shkurt 2017 në Tiranë.

Panairi i Organizatave Rinore 2016

Ditën e mërkurë 07 dhjetor 2016 Fondacioni Together Albania mori pjesë në Panairin e Organizatave Rinore.
Ky aktiviteti, pati si qëllim njohjen e organizatve rinore me donatorë, institucione publike dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria, për të informuar dhe ndarë arritjet e tyre, programet si dhe çështjet më shqetësuese rinore.
Në pjesën e dytë të këtij aktiviteti organizatat rinore u takuan me Ministrat e Rinisë së Ballkanit dhe zyrtarë, të cilët u mblodhen në Shqipëri për të formalizuar hapjen në Tiranë të RYCO (Zyrës Rajonale të Bashkëpunim Rinor për Ballkanin Perëndimor).

Marrëveshja e bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania Znj. Vera Remskar, dhe Znj. Ina Verzivolli, drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve , të mërkurën datë 30.11.2016 lidhën një marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është institucionalizimi i bashkëpunimit ndërmjet dy palëve dhe përcaktimi i angazhimeve për arritjen e objektivave që synojnë ndërtimin e një sistemi funksional të mirëqënies psiko-sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri si dhe informimi i të rinjve dhe organizatave për shërbimin e këshillimit online www.nukjevetem.al, projekt i mbështetur nga Ambasada Norvegjeze i cili ofron ndihmë falas për fëmijët dhe të rinjtë, duke respektuar anonimatin e tyre.

"Nuk Je Vetem" në shkollën e mesme "Ibrahim Muça", Librazhd

Në vijim të ligjëratave në shkolla në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem”, Fondacioni Together Albania ishte në shkollën e mesme “Ibrahim Muça” të qytetit të Librazhdit.
Me të rinjtë e kësaj shkolle diskutuam mbi këshillimin online www.nukjevetem.al. Po ashtu Psikologia Shkollore Orsjola Qendro, njëkohësisht eksperte e webfaqes foli me të rinjtë mbi disa nga problematikat më të shpeshta që të rinjtë hasen në shkolle, si dhe rëndësinë e të kërkuarit të ndihmës sa herë që ata kanë nevojë.

"Nuk Je Vetem" në shkollën e mesme "Halit Bërzheshta", Përrenjas

Fondacioni Together Albania, në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem” ishte në shkollën e mesme “Halit Bërzheshta” në Përrenjas, në një orë të hapur me nxënësit e kësaj shkolle. Diskutuam për shërbimin e këshillimit online në www.nukjevetem.al dhe sëbashku me eskperten Orsjola Qendro, Psikologe Shkollore dhe njëkohësisht ekperte e www.nukjevetem.al folëm me të rinjtë mbi disa nga problematikat kryesore që ata hasnin. Nxënësit e vlersuan www.nukjevetem.al si një shërbim të domosdoshëm ndihme, pasi siç u shprehën ata, shpesh për çështje të caktuara, nuk kanë ditur se ku të drejtohen, duke i mbaruar problematikat të pazgjidhura me kalimin e kohës.

Prezantimi i këshillimit online www.nukjevetem.al

Ditën e mërkurë, 30.11.2016 Fondacioni Together Albania në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve organizuan në ambjentet e COD – Center For Openness And Dialogue pranë Kryeministrisë një takim me organizatat që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe mirëqënies psiko-sociale të fëmijëve dhe të rinjve dhe nxënësve të shkollës së mesme profesionale “Hoteleri Turizem”.
Këtij aktiviteti ju bashkuan përfaqësues të institucioneve qendrore, vendore, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, organizatat të cilat merren me cështjet e fëmijëve dhe të rinjve si Save the Children, Terre des hommes, SOS Fshatrat E Femijeve, Observatori për të drejtat e fëmijëve, SHKEJ, ARSIS etj.
Gjatë këtij takimi u prezantua shërbimin i këshillimit online www.nukjevetem.al për të gjithë të pranishmit dhe u zhvillua edhe nje aktivitet me të rinjtë e shkollës së mesme profesionale “Hoteleri Turizëm” i cili pati në fokus ngritjen e kulturës të kërkimit të ndihmës tek të rinjtë.

Ligjëratat në shkolla mbi këshillimin online www.nukjevetem.al

Ditën e mërkurë, 23 nëntor 2016, në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem” mbi këshillimin online për të rinjtë, Fondacioni Together Albania zhvilloi në qytetin e Pukës takime me  nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Migjeni dhe nxënësit e gjimnazit “Sabah Sinani”.
Në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Fondacionit Together Albania dhe psikologun Elvis Popaj, njëkohësisht ekpert këshillues i webfaqes www.nukjevetem.al , të rinjtë e këtyre shkollave patën mundësinë të njiheshin me webfaqen këshilluese www.nukjevetem.al, shërbimet e saj, si dhe të diskutonin mbi çështje të shëndetit psikologjik dhe emocional.
Ruajtja e anonimitetit, këshillimi falas dhe nga ekspertë profesionistë ishin ndër pikat më shumë të vlersuara nga të rinjtë.

Po ashtu, të rinjtë sollën në vëmendje edhe disa nga vështirësitë që hasen si në ambjentet e shkollës por edhe në mjedise dhe situata të tjera. Marrëdhëniet ndëpersonale, mbarëvajtja në shkollë, marrëdhëniet familjare ishin ndër çështjet që të rinjtë fokusuan më shumë pyetjet dhe dyshimet e tyre gjatë këtij takimi.

Mbajtja e këtyre ligjëratave do të shtrihet në një pjesë të madhe të shkollave të vendit.

Dita e hapur e informimit mbi këshillimin online "Sëbashku në Re"

Ditën e enjte 20 tetor 2016, Fondacioni Together Albania, me mbështetjen Ambasades Norvegjeze organizoi ditën e hapur të këshillimit online në kuadër të projektit www.nukjevetem.al
Aktiviteti u zhvillua pranë ambjenteve të instalacionit “Reja” dhe të pranishëm ishin nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës; “Fan Noli”, “Qemal Stafa” dhe “Sami Frashëri”, psikologet e shkollave, Znj Ina Verzivolli, Kryetare e Agjensisë Shtetërore e Mbrojtjes e të Drejtave të Fëmijëve pranë Ministrisë së Mirëqënies Sociale,  përfaqësues të Drejtorisë së Rinisë Znj. Aspasjana Kerxhalli, si dhe ekspertët këshillues të webfaqes Znj. Sabjola Bregu, Znj. Ardita Korriku, Znj. Denisa Ndreka, Znj. Enkeleda Sako, Znj. Almandina Guma.
Aktiviteti mori  formën e një bashkëbisedimi me të pranishmit dhe të ftuarit duke u lënë kështu hapsirën të rinjve të shprehnin dhe pyesnin mbi shqetësimet apo problematikat që ata ndeshen.

Znj. Verzivolli solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollave, mësuesve, struktuarave shtetërore dhe organizatave që punojnë mbi mirëqënien psiko-sociale të të rinjve për të siguruar cilësinë e shërbimeve për të rinjtë.

Në fokus u soll edhe stigma e kërkimit të ndihmës ndër të rinjtë, e cila shpesh herë i ndalon  të rinjtë  të kërkojnë ndihmën e nevojshme si pasojë e frikës së paragjykimit. Në këtë aspekt të rinjtë përkrahën ruajtjen e anonimatit gjatë këshillimit në www.nukjevetem.al dhe padyshim ndihmën profesionale që u jepet nga ekspertët e fushave të ndyshme.

Capacity Building Seminar of the Online Counselling Team of nukjevetem.al

Në datat 7-9 tetor 2016, Fondacioni Together Albania, me mbështetjen e ambasadës Norvegjeze, organizoi në Pogradec seminarin e dytë të këshillimit online për rritjen e kapaciteteve të grupit këshillues të webfaqes www.nukjevetem.al
Trajnuesi Mr. Goss vuri theksin në specifikat e këshillimit online si dhe krijim dhe mbajtjen e marrëdhënies me përdoruesit gjatë këshillimit online.
Znj. Shukrije Statovci, psikiatre dhe njëkohësisht me një eksperiencë disa vjeçare në këshillimin online foli për sfidat me të cilat ballafaqohen profesionistët kur marrin pyetje me ideacione për vetëvrasje dhe si të përballohet heshtja e përdoruesit, pasi u ofrojmë mbështetje nga ekspertët këshillues.
Ky seminar u pa të ishte shumë i vlefshëm për të gjithë ekspertët këshillues të nukjevetem.al duke u dhënë atyre mundësinë për të pyetur për vështirësitë e hasura deri më tani dhe duke ngritur  aftësitë e tyre në fushën e këshillimit  online.

Takim me ambasadorin e Suedise ne Shqiperi, H.E. Mr. Johan Ndisi

Me 27 shtator 2016, drejtoresha ekzekutive znj. Vera Remskar dhe anetari i bordit z. Nicholas Whyte takuan ambasadorin e Suedise ne Shqiperi, H.E. Mr. Johan Ndisi.

Gjate takimit u fol per arritjet e deritanishme te Fondacionit Together Albania, dhe mundesite e metejshme te bashkepunimit, mes dy paleve.

Takimi mujor me ekspertët e www.nukjevetem.al

Ditën e enjte më datë 23.06.2016 u mbajt takimi i përmuajshëm me ekspertët e portalit www.nukjevetem.al. Gjatë këtij takimi ekspertët patë munësinë të bashkëndajnë me njëri-tjetrin vështirësitë dhe sukseset e arritura në këshillimin onlinë deri në ato momente.
Gjatë këtij takimi u propozua mbajtja e një seminari të dytë mbi rritjen e aftësive të këshillimit online. Ky seminar pritet të mbahet rreth muajit tetor 2016 dhe do të zhvillohet nga trajnues ndërkomëtar me eksperiencë në fushën e këshillimit online.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e zhvillimeve të kërkimeve shkencore në fushën e shëndetit mendor të të rinjve si dhe u fol mbi konferencën e parë shkencore që Fondacioni Together Albania do të mbajë rreth muajit nëntor 2016 ku u ftuan ekspertët dhe profesionistë që punojnë me nevojat e të rinjve të marrin pjesë me kërkimet e tyre të bëra në këtë fushë.

www.nukjevetem.al në Radio Travel

Ditën e enjte, 02 qershor 2016 Fondacioni Together Albania ishte i ftuar në emisionin e mbrëmjes të Radio Travel për të folur për projektin e këshillimit online nëpërmjet portalit www.nukjevetem.al

Duke qënë një radio gjërësisht e ndjekur nga të rinjtë, projekti www.nukjevetem.al u ftua që të prezatohej në këtë emision për të përçuar tek ata lajmin për këtë shërbim të ri dhe të nevojshëm. Gjatë këtij emisioni u fol mbi mënyrën se si të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në mënyrë anonime dhe falas për shqetësimet e tyre psikologjikse ose fizike.

Të rinjtë që ishin duke ndjekur emisionin paten mundësinë që të pyesnin nëpërmejt mesazheve për çdo paqartësi apo informacion shtesë që kishin nevojë të dinin në lidhje me ndihmën e ofruar nga www.nukjevetem.al.

Panairi i organizatave në Ditën pa Makina

Ditën e djelë, datë 22 maj 2016, në Tiranë u organizua “Dita pa makina”. Kjo ishte një nismë e Bashkisë Tiranë dhe Drejtorisë së Rinisë, ditë e cila ishte e mbushur me aktivitete gjithpërfshirëse për çdo grupmoshë.
Një prej aktiviteteve të organizuara ishte “Panairi i Organizatave Rinore” pjesë e së cilës ishte edhe Fondacioni Together Albania me projektin “Nuk Je Vetem”.

“Nuk Je Vetem”, edhe në këtë panair, nxiti kureshtjen e qytetarëve duke e përkrahur dhe përgëzuar këtë iniciativë. Miq të vjetër të “Nuk Je Vetem”, të cilët na kanë ndjekur në eventet e zhvilluara deri më tani, erdhën për të na përshëndetur dhe përkrahur edhe në këtë panair. Po ashtu, të rinj të shumtë ndaluan pranë tendës së Fondacionit Together Albania për të kuptuar më shumë se çfarë ofronte këshillimi online dhe për tu informuar se si mund të ishin përfitus të këtij shërbimi online.

Nënkryetari I Bashkisë, Z.Arbi Mazniku dhe të tjerë përfaqësues të Bashkisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Rinisë, përshëndetën “Nuk Je Vetem” pranë stendës së Fondacionit Together Albania, duke përgëzuar për punën dhe rëndësinë që ky shërbim ka për të rinjtë.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Bashkia Tiranë, organizatat rinore patën mundësinë të njiheshin më shumë ndërmjet tyre për shërbimet që ofronin duke ndërtuar kështu lidhje për bashkëpunime të ardhshme.

Seminari për Ngritjen e Kapaciteteve të Grupit Këshillues

Në 1-3 prill 2016, Fondacioni Together Albania (FTA), në kuadër të projektit të Këshillimit Online “Nuk Je Vetem”, zhvilloi në Durrës seminarin ”Capacity Building Seminar of the Online Counselling Team of nukjevetem.al & nukjevet.net”. Pjesëmarrës ishin ekpertët e web-faqeve përkatëse, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together, anëtarët e bordit drejtues të Fondacionit Together Kosovo (FTK), Z. Dashamir Bërxulli, Znj. Merita Berisha dhe trajnuesit Mr. Stephen Goss, Mss. Sabine Stellingwerf.

Seminari u udhëhoq nga Mr. Goss, trajnues ndërkombëtar me eksperiencë në këshillimin online, i cili u ndal në prezantimin e rregullave bazë të Këshillimit Online, vuri theksin në rëndësinë e empatisë gjatë punës Online, theksoi aspektet psikologjike në rrjetet online, si dhe “Çfarë duhet” dhe “Çfarë nuk duhet” të përdorim gjatë Këshillimit Online.

Ms. Sabine Stellingwerf me një eksperiensë në këshillimin online mbi idetë suicidiale vuri theksin në organizimin e përgjigjes kur përdoruesit shkruajnë për ide vetdëmtimi ose ndjenja të mos gjetjes së motiveve për të vazhduar jetën.

Gjatë seminarit ekspertët e web-faqeve ishin vazhdimisht aktivë me bërjen e pyetjeve me qëllim rritjen e aftësive profesionale në këshillim online dhe gjithashtu bashkëndanë disa nga eksperiencat mbi sukseset dhe vështirëritë që kanë hasur gjatë punës online me të rinjtë.

Kërkimi i ndihmës - Center for Openness and Dialog - Kryeministria

Ditën e enjte me 31.03.2016, Fondacioni Together Albania zhvilloi në ambjentet e Center for Openness and Dialogue C.O.D pranë Kryeministrisë një takim me të rinjtë e gjimanzeve të Tiranës në kuadër të projektit “Nuk Je Vetem” www.nukjevetem.al. Takimi pati në fokus kërkimin e ndihmës nga të rinjtë.

Në event morën pjesë nxënës të gjimnazit “Sami Frasheri” dhe të gjimnazit “Andon Zako Cajupi” me praninë e psikologeve të këtyre shkollave, Znj. Irena Cela dhe Znj. Elda Bujari.

Pjesë e këtij aktivteti ishte edhe Ambasadori i Norvegjisë, Z. Jan Braathu, së bashku me kolegun e tij Z. Haakon Blankenborg, Drejtor i Përgjithshëm i Europës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Norvegji, së bashku me Konsullen e Norvegjisë në Shqipëri.

Z. Braathu në fjalën e tij përshëndetëse për të rinjtë nuk harroi të përmendte se të qënit i ri është e vështirë jo vetëm në kulturën tonë, por në shumë vende të tjera. Ai inkurajoji të rinjtë të punojnë fort për zgjedhjet e tyre, të kërkojnë ndihmë për vështirësitë që hasin duke u rikujtuar se “NUK JANE VETËM”!

www,nukjevetem.al në emisionin “Ditë e Re” në Ora News.

Më datë 21 mars 2016 Fondacioni Together Albania në kuadër të projektit www.nukjevetem.al ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në televizonin Ora News.

Në këtë emisioni ishte e ftuar Asistentja e Projektit Znj. Zaçe e cila foli  mbi mënyrën e implementimit të projektit dhe akivitetet e organizuara me qëllim promovimin dhe njohjen e portalit nga të rinjtë e Shqipërsisë dhe jashtë saj.

Gjatë emisionit u fol për ligjëratat që do të mbahen në një pjesë të madhe të gjimnazeve të Shqipërisë ku ekpertët e webfaqes do të trajtojnë çështje specifike mbi shëndetin mendor dhe atë fizik, kjo në bazë të shqetësimeve dhe pyetjeve që vinë në webfaqe.

Projekti ka filluar ti mbajë këto ligjërata në disa prej gjimnazet e Tiranës, dhe qëllimi është që ato të shtrihen në të gjithë vendin, veçanërisht atje ku mundësitë dhe shërbimet për të rinjtë janë më të kufizuara.

Gjatë kësaj bisede u diskutua edhe mbi disa nga shqetësimet më të shpeshta që përdoruesit kanë kërkuar ndihmë deri më tani në webfaqe duke vecuar çështjet seksuale që mbajnë statistikat më të larta, shqetësime psikologjike si ankthi, depresioni dhe me tej çështje që lidhen me mardhëniet ndërpersonale, me familjarët apo me shokët.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni të plotë këtë prezantim: https://www.youtube.com/watch?v=eiuC1aqL2pQ

Takim informues me nxënësit e gjimnazit 'Sami Frashëri', Tiranë

Më 22 shkurt 2016 në kuadër të projektit të këshillimit online, www.nukjevetem.al u zhvillua takimi me të rinjtë e gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë.

Më 22 shkurt 2016 në kuadër të projektit të këshillimit online, www.nukjevetem.al u zhvillua takimi me të rinjtë e gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë.
Fokusi i këtij takimi ishte njohja e portalit të këshillimit online nga të rinjtë. Gjatë këtij prezantimi, të pranishmit patën mundësinë të njiheshin më nga afër me mënyrën si të kërkojnë ndihmë në këtë portal, si do të marrin përgjigjen për pyetjen e bërë, fushat nga të cilat mund të kërkojnë këshilla si dhe u njohën me ekspertët profesionistë të cilët do tu kthejnë përgjigje shqetësimeve të tyre.
Ky takim informues u prit me interes nga të rinjtë duke e vlerësuar si një shërbim shumë të nevojshëm për ta për tu këshilluar në mënyrë profesionale, falas dhe mbi të gjitha shqetësimi i tyre mbetet anonim.

Eventi i lançimit të web-faqes këshilluese www.nukjevetem.al

Më 10 Shkurt 2016, Fondacioni Together Albania lancoi zyrtarisht projektin Nuk Je Vetëm (www.nukjevetem.al), webfaqja e parë për Këshillimin Online në Shqipëri.

Eventi hapës u mbajt tek Tulla Culture Center me pjesëmarrjen e ekspertëve vullnetarë të webfaqes këshilluese www.nukjevetem.al , ambasadorit të Norvegjisë në Shqipëri dhe Kosove, Z. Jan Braathu, Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike Znj.Milena Harito, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse në vend si UNICEF etj.

Në fjalimin e tij përshëndetës Z. Braathu përgëzoi punën e bërë deri në këto momente për të sjellë në jetë platformën këshilluese www.nukjevetem.al dhe inkurajoi më tej punën e Fondacionit Together.
“Nuk Je Vetem” mori gjithashtu një mbështetje edhe nga Znj.Milena Harito Ministre Inovacionit dhe Administratës Publike duke inkurajuar këtë iniciativë për këtë shërbim kaq të nevojshëm për të rinjtë.

Znj. Vera Remskar, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Together Albania, falenderoi të gjithë të pranishmit për mbështjetjen dhe konsideratën e shprehur, duke theksuar se puna do të vazhdojë me vendosshmëri dhe profesionalizëm për t`ju ardhur sa më shumë në ndihmë të rinjve në rritjen e mirqënies psiko-sociale dhe problemeve që ata hasin gjatë rrugës së tyre.

Gjatë këtij eventi nuk munguan edhe aktivitetet kulturore, me praninë e këngëtarit të mirënjohur z. Alban Nimani dhe performances nga Ansambli i Valleve Popullore.

Takimi me ekspertët këshillues të webfaqes nukjevetem.al

Ditën e premte me 22 Janar 2016, u zhvillua takimi i parë me ekspertët e platformës së këshillimit online i cili mori formën e një trajnimi për tu njohur me funksionimin teknik dhe angazhimin profesional të cdo eksperti.
Të pranishëm ishin ekspertët: Redona Dudushi, Eni Tabaku, Oriola Pampuri, Sabjola Bregu, Ardita Korriku, Eugena Lile, Denisa Ndreka, Orsiola Miha, Elvis Popaj, Eljona Dine.

Takimi u drejtua nga Drejtoresha ekzekutive e FTA, znj. Vera Remskar, e cila solli në vëmendje edhe eksperienën 6-vjeçare të portalit simotër në Kosove, nukjevet.net.
Gjatë takimit, ekpertët u njohën rregullat e këshillimit online, mënyrën e funksionimit, mënyrën se di do të marrin pyetjen nga përdoruesit dhe si do tu kthejnë përgjigje, si dhe u sollën në vëmendje çështet e etikës profesionale të çdo këshilluesi.

Trajnimi mbi administrimin e portalit www.nukjevetem.al

Në datat 14-17 janar 2016 pranë zyrave të Fondacionit Together Albania u zhvillua trajnimi për administrimin e portalit www.nukjevetem.al
Trajnimi u mbajt nga Drejtoresha Ekzekutive dhe administratoret e webfaqes www.nukjevet.net të Kosovës. Administratorja e webfaqes www.nukjevet.net i shpjegoi dhe trajnoi administratoren e www.nukjevetem.al mbi detajet dhe mënyrën e funksionimit të publikimit të pyetjes së përdoruesit dhe përgjigjes së ekspertit përkatës.

U diskutua mbi rregullat e këshillimit online, mënyrën se si funksionon, si të ruhet konfidencialiteti, rregullat etike, dhe si të mbrohen përdoruesit e portalit. Trajnimi u pa si shumë i frytshëm dhe i nevojshëm për të filluar punën me webfaqen www.nukjevetem.al

Takimi me studentët e Masterit "Psikologji Klinike"

Më datë 19. Nëntor 2015, Fondacioni Together Albania, ne kuadër të projektit “Nuk Je Vetem”, mbi këshillim online për të rinjtë në Shqiperi organizoi dy takime me studentët e programit Master, dega Psikologji pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilat kishin shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e grupit këshillues për web faqen e këshillimit online www.nukjevetem.al
Takimi u mbajt në zyrat e FTA dhe u udhëhoq nga drejtoresha ekzekutive Znj. Vera Remskar. Gjatë takimit u prezantua në hollësi projekti dhe të gjitha specifikat që i perkasin punës dhe angazhimit të ekspertëve vullnetarë në web faqen këshilluese.
Gjatë takimit u diskutuan edhe mbi standaret profesionale dhe teknike të webfaqes këshilluese.

mobile xtube porn agiad porn mobile porn 18 amateur sex porn movies free porn hard xxx mobile porn mobile tube porn mobile porn videos mobile fuck movies mobile hard porn movies mobile jizz porn videos mobile porn videos mobile porn vidz mobile xnxx tube mobile teen porn movies taxi porn movies mobile xporn videos mobile xxx porn videos