Jemi organizatë jo-qeveritare me seli në Tiranë. Trajtojmë profesionalisht çështje psiko-sociale të rinisë Shqiptare dhe komunitetit.

Misioni i organizatës është mbrojtja dhe përmirësimi i mirëqenies psiko-sociale të të rinjve në Shqipëri dhe popullatës në përgjithësi, në mënyrë që ata të bëhen anëtarë aktiv të shoqërisë.

Zbatimi i kërkimeve shkencore në fushën sociale dhe të shëndetit mendor, për të kuptuar më mirë faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe shëndetin mendor të të rinjëve dhe popullsisë së gjerë në Shqipëri.

Përkrahja e politikave të cilat garantojnë të drejtat e njeriut sidomos në ofrimin e shërbimeve të mirëfillta, në përkujdesjen dhe mbrojtjen e shëndetit mendor të të rinjëve, dhe grupeve tjera të margjinalizuara të shoqërisë.

Më shumë